Homazhet për mbretëreshën Elizabeth II, e cila vdiq dje në moshën 96-vjeçare kanë nisur teksa Mbretëria e Bashkuar ka hyrë në një periudhë të zgjatur zie kombëtare.
Njerëzit u mblodhën jashtë Pallatit Buckingham dhe në vende të tjera rreth tij për të bërë nderimet e tyre që kanë filluar që të enjten në mbrëmje dhe për të vazhduar përgjatë ditës së sotme.
Në pamjet e publikuara nga mediat britanike, shfaqen fytyrat e përlotura dhe të mërzitura të mijëra burrave dhe grave. Me buqeta me lule në duar ata kanë dalë të nderojnë mbretëreshën Elizabeth II.
Mbretëresha Elizabeth II, ishte monarkja më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo ndërroi jetë në Balmoral në moshën 96-vjeçare, pasi mbretëroi për 70 vjet./Opinion.al