Vitin e kaluar këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu bleu një shtëpi të shtrenjtë dhe përrallore në vlerë prej 300 mijë euro. Vendimi për zgjerimin e hapësirës së vendbanimit, Ermali e mori pas rritjes së familjes, e cila përbëhet nga bashkëshortja Ariana dhe 3 fëmijët Arti, Buna dhe Era. Këngëtari ka arritur ta bëjë ëndrrën realitet, për një shtëpi “super-luksoze”, falë talentit të tij.
Rikujtojmë që ai është njëri ndër këngëtaret me të pëlqyer të estradës kosovare. Ndërkaq projekti i tij i fundit muzikor ishte “Mi amore” në bashkëpunim me këngëtaren “Kida”.