Bota

FOTO/ Brenda dhomave të “ferrit” ku mbahen emigrantët në Arabinë Saudite


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:55 - 31/08/20 |
Al Do

Arabia Saudite, një nga vendet më të pasura në tokë, po mban qindra, në mos mijëra emigrantë afrikanë të mbyllur në kushte të tmerrshme, duke kujtuar kampet e skllevërve të Libisë, si pjesë e një përpjekjeje për të ndaluar përhapjen e Covid-19, thuhet në një investigim të “The Sunday Telegraph”.

Në pamjet e publikuara nga media britanike shihen emigrantë të cilët qëndrojnë brenda dhomave të vogla në kushte të tmerrshme dhe në temperatura tejet të larta.

Ata shprehen se trajtohen si kafshë nga rojet e burgut, të cilët sipas tyre ushtrojnë dhunë.

“Këtu është ferr. Na trajtojnë si të ishim kafshë, na rrahin çdo ditë. Krimi i vetëm që ne kemi bërë është se jemi larguar nga vendi ynë për një jetë më të mirë. Ata na rrahin me kamxhikë sikur të ishim vrasës”, shprehet Abebe, një emigrant nga Etiopia, shkruan “Sunday Telegraph”.

Që prej shpërthimit të pandemisë, Arabia Saudite ka burgosur me mijëra emigrantë të paligjshëm nga shtetet afrikane për t’i ndaluar ata të përhapin koronavirusin.

“Covid 19? Kush e di?, shtoi Abebe, “Këtu ka shumë sëmundje. Të gjithë janë të sëmurë këtu, të gjithë kanë diçka. ”

Në një tjetër foto që nuk është publikuar duket një trup i pajetë është mbuluar me një batanije, ndërsa një tjetër tregon trupin e pajetë të një të riu që kishte varur veten.

Sipas “Sunday Telegraph”, një nga burgjet është në Al Shumaisi afër Mekës, ndërsa një tjetër është në Jazan, afër kufirit me Jemenin./ Opinion.al

Pas