Llogaraja është veshur me të bardha. Këto foto janë shkrepur mëngjesin e sotëm në qafën e Llogarasë.
Policia njofton se bora e parë dhe breshëri ka krijuar probleme në qarkullimin e mjeteve. Konkretisht, në vendin e quajtur ”Pisha Flamur”, prej rreshjeve të dendura të breshërit është krijuar një shtrese e cila e ka bërë pothuajse të pamundur kalimin dhe ngjitjen e këtij aksi.
Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në akset më problematike me qëllim sigurinë dhe ardhjen në ndihmë të qarkullimit të lëvizjes së mjeteve.
“Njoftohen të gjithë udhëtarët të cilët kanë intinerarë të kalojnë në aksin rrugor të Llogarasë të bëjnë kujdes gjatë qarkullimit dhe lëvizjes së tyre me mjet”, bën të ditur policia e Vlorës. /Opinion.al