Për të parë kombëtaren e tyre të zemrës drejt Marsejës nuk kanë udhëtuar vetëm mijëra tifozë nga e gjithë bota, por edhe politikanë, artistë dhe gazetarë.
Mes tyre, në tribunën VIP, në stadiumin e Velodrome të Marsejës vihet re deputeti i PS-së, Bashkim Fino si dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.