Pak ditë më parë, Rudina Dembacaj, aktorja e njohur e humorit dhe drejtuese e programit “Mos i fol Shoferit” në Ora News, mori një surprizë të pazakontë me rastin e 30-vjetorit të lindjes.
Bashkëshorti, organizatori i festës, në të vërtetë kishte menduar edhe një gënjeshtër “të rrezikshme” që, megjithatë, nuk e bëri Rudinën ta besonte, përkundrazi, i vinte për të qeshur.
Në një intervistë për programin “Lart e Poshtë” në RTSH1, ajo ka zbuluar se çfarë rrengu i punoi Aleksi për ta çuar tek vendi ku ishte organizuar surpriza… “Shpiku një gjë: tre punëtorët e tij i kishte kapur policia, ku di unë, me polici, me gjëra, dhe i thashë nuk e di pse po më vjen me qesh o zotëri, s’bëhem dot me nerva… me nerva për faktin, por u bëra me nerva pse po merreshim kaq shumë me këtë histori. Gjithsesi ishte surprizë shumë e bukur… “ – pranoi ajo.
Ndër të tjera, Rudina tha se ka arritur të kuptojë që Aleksi “arrin shumë mirë të më fshehë gjëra dhe tani e tutje do ta monitoroj”, por nëse një ditë mund ta tradhtote, të gjejë vend të futet: “Në rast se do më tradhtonte vërtet, duhet të sigurohet që të zhduket nga Shqipëria, se nuk e di ça do t’i bëja. Përveç se do ta ndaja, e di vetë ai …” – tha ajo me të qeshur për “Lart e poshtë”.