Aktualitet

FOTO/Basha ndez qiri te ‘Lëndina e lotëve’ në Korçë: Po i prini ndryshimit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:27 - 31/03/21 |
Opi Nion

Kryedemokrati Lulzim Basha është ditën e sotme në Korçë, teksa është pritur me entuziazëm nga mbështetësit dhe militantët e Partisë Demokratike.

Gjatë një fjale të shkurtër që Basha mbajti para qytetarëve u shpreh se kurrë nuk ka gjetur kaq shumë gëzim dhe se korçarët nuk po e presin ndryshimin, por po i prijnë atij.

“Ndonëse po lëmë pas 8 vite të mbushura me vuajtje, kurrë nuk kam gjetur kaq shumë gëzim në zemrat e korçarëve. Në hyrje të Pogradecit, tek fytyra e rinisë që më kishte në hyrje të Korçës, tek njerëzit që ecnin, anembanë e ndiej shpresën tuaj, ndryshimin që po vjen. E di që e keni ndrydhur brenda zemrës, dëshirën për ditën që po afron. Dhe ju nuk e përmbani dot dëshirën për ndryshim. Një ndryshim rrënjësor që e prisni prej kohësh, një ndryshim që do ju kthejë dinjitetin ju simbol i qytetarisë. Ju nuk po e prisni ndryshimin, ju po i prini ndryshimit”, deklaroi Basha.

Gjatë vizitës së tij në qytet Basha ndaloi  në një vend të veçantë për qytetarët korçarë. Kryedemokrati hyri në vendin e quajtur ‘Lëndina e lotëve’ që për qytetarët korçarë ka konceptin e ndarjes së qytetit me personat që emigronin.

Në këtë vend, për vite me radhë, qytetarët kanë ndezur qirinj, mes lutjeve dhe shumë lotëve, për fëmijët e tyre që niseshin për emigrimin.

Këtë ritual e kreu dhe Basha, duke ndezur një qiri, teksa kujtojmë se një nga problematikat kryesore, sipas tij është emigracioni./Opinion.al

Pas