Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka zbuluar thelbin e mesazhit të zgjedhjeve të përgjithshme të 2017-ës.
Me anë të një postimi në facebook, Basha ka treguar një poster, ku shkruhet: Për një Shqipëri që ofron mundësi për të gjithë.
Ai prej javësh ka nisur turin e tij të takimeve nëpër Shqipëri. Çdo ditë, kryeopozitari Basha, ka qenë i pranishëm në çdo fshat dhe qytet të Shqipërisë.
Me sa duket, ky slogan, është fryt i bashkëbisedimit të ndërsjellë me qindra njerëz anekënd vendit.