Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Foto/ Bardheblu apo e kuqe? Shihni derbin që do të luhet në tribuna

2017/04/28 at 4:15 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Foto/ Bardheblu apo e kuqe? Shihni derbin që do të luhet në tribuna

Bardheblu apo të kuqe? Të gjitha shkëlqejnë. Që nga partneret e futbollistëve të Tiranës e deri tek ato të Partizanit. Nuk mund të bësh dot dallime, pasi secila është tërheqëse. Dhe mund të themi me bindje se të gjithë lojtarët kanë ditur të zgjedhin. Do të jenë ndoshta ato protagonistet në tribunën e “Selman Stërmasi”-t, për të ndezur stadiumin. Derbin do ta luajnë edhe ato, sigurisht me mënyrën e tyre. Me një “look” të kuruar, taka të larta dhe ndoshta ndonjë thashethem mjafton për të bërë diferencën.


Jo të gjithë preferojnë që t’i ekspozojnë gratë, të fejuarat apo të dashurat e tyre në rrjetet sociale, megjithatë, kur kjo ndodh, nuk kanë kurrfarë kompleksi që t’i shfaqin hapur ndjenjat. Nëse në kampionatet më të mirënjohura të Europës jemi mësuar që “Wags”-at zaptojnë kopertinat apo mediat rozë, këtu te ne janë më të rezervuara. Megjithatë, jo gjithnjë.

Kur ora e derbit po afron, gazeta është munduar që të zbulojë anën më të bukur të kësaj sfide, që përtej rivalitetit që mund të kenë në fushë, të jeni të sigurt që mes tyre kanë edhe raportet miqësore.

“Wags”-at bardheblu

“Pas një mashkulli të suksesshëm qëndron gjithnjë një femër”. Kjo shprehje i shkon për shtat edhe portierit Ilion Lika, i cili ka në krahë prej vitesh Irenën, një bashkëshorte e devotshme dhe e përkushtuar në karrierë.

lika ilion

Gentjan Muçës do t’i duhet që ta ndjekë derbin nga tribuna, për shkak të dëmtimit që e mban jashtë prej muajsh dhe ndoshta nesër do të kemi shansin ta shohim në krahë të Agit. Të paktë janë ata që e kanë harruar ceremoninë e celebrimit në mes të “Selman Stërmasi”-t, një kujtim i paharruar për çiftin e ri, por edhe për tifozët që patën luksin të shohin një dasmë në fushën e blertë.

muca

Olsi Teqja “derbin” e vet e ka fituar prej kohësh, e fejuara e tij Sara, një volejbolliste e Partizanit dhe tifoze e “demave”, prej kohësh është bërë një tifoze e zjarrtë e bardhebluve dhe e Olsit mbi të gjitha.

teqja

Pas nuk mbetet as kapiteni. Erando Karabeci ka në krahë një tjetër bukuroshe, një brune natyrale, që i ka shtuar nurin mesfushorit. Dëmtimin horror e kaloi me sukses, periudhë gjatë së cilës përkrahja dhe mbështetja e partneres nuk i ka munguar për asnjë çast.

karabeci

Gilman Lika është martuar prej pak vitesh me një shkodrane dhe dashuria e tyre është “kurorëzuar” edhe me një engjëll, pasi prej një viti ata janë bërë prindër.

lika gilman

Nga afrikanët e Tiranës, i vetmi që e ka ekspozuar partneren është Romuald Ntsitigui. Në fushë nuk ka hapësira, megjithatë për ta ngushëlluar këtë vit të sikletshëm mendon bashkëshortja e tij.

romuald

Të gjithë janë të dashuruar, por Afrim Taku nuk ngurron që t’i shfaqë publikisht ndjenjat dhe adhurimin që ka për Aidën. Prej saj shkoi deri në Amerikë, sidoqoftë raporti i fortë që ata kanë ka sfiduar kilometra e kilometra distancë.

taku

“Wags”-at e të kuqve

Çiljeta Xhilaga është në “top listë” sa i përket Partizanit. Jo vetëm prej hireve, por më shumë prej famës. Këngëtarja që gjithnjë është dalluar prej formave të saj, prej kohësh është në lidhje me Alban Hoxhën, kapitenin e të kuqve. Dhe pa dyshim fansja numër “1” e portierit është pikërisht Çili.

ciljeta

Gjithkush që e ndjek në rrjete sociale Arbnor Fejzullahun nuk ka se si të mos i ketë rënë sy bukuroshja që ai ka në krahë. Një lidhje si ajo që ata kanë, gjithkush mund ta kishte zili. Janë të rrallë meshkujt që i shfaqin aq hapur ndjenjat, mbrojtësi i djathtë nuk kursehet karshi Fatlindës.

fejzullahu

Labinot Ibrahimi ka një familje të shëndoshë dhe të mbushur plot dashuri. Nga lidhja e tij me bashkëshorten, prej më shumë se një viti ka ardhur në jetë edhe një fëmijë. Ata janë prindër të një vajze.

ibrahimi

Renato Malota nuk mbetet pas, ndërsa me zgjedhjen e tij ka “goditur”. Marrëdhënia e tij me Gladiolën, vajzën nga Lezha, është e hershme dhe kushdo që i njeh mund të thotë pa frikë që janë perfektë.

malota

Ylber Ramadani është gjithashtu i angazhuar, ndërsa krah tij ka zgjedhur Dardanën, tejet simpatike.

ramadani

Në një marrëdhënie më shumë të konsoliduar është Xhevahir Sukaj, i martuar prej vitesh me një shkodrane dhe baba i një vajze mjaft bukuroshe.

sukaj

Agustin Torasa nuk ka gabuar me zgjedhjen e tij dhe kurrsesi nuk mund të themi të kundërtën, pasi mjafton të shohësh fotot e Lus Ereros. E dashura e futbollistit është prezantuese në një kanal televiziv në Argjentinë.

torasa

Në fund, por jo nga rëndësia është Kaleb Ekuban. Njeriu i moment për “demat”. Ganezo-italiani është në një raport me Aliçe Fapanin, një italiane “safi ”, e cila e ndjek në çdo hap të karrierës sulmuesin e të kuqve.ekuban

/panorama

Etiketa: derbiPartizanitiranatribuna


Ju sugjerojmë

GJKKO kthen pas për plotësim hetimesh çështjen ndaj Vangjush Dakos 
Kronikë

Dako rikthehet në qeli për 6 ditë, më 27 shtator i përfundon dënimi

21 Shtator, 2025 11:53 pm
Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk
Bota

Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk

21 Shtator, 2025 11:07 pm
Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit
Kronikë

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit

21 Shtator, 2025 8:52 pm
Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran
Bota

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran

21 Shtator, 2025 6:02 pm
Auto-Skicë
Kryesore

“Pikë Uji” e Robert Budinës në faqet e New York Times

21 Shtator, 2025 3:37 pm
Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite
Aktualitet

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite

21 Shtator, 2025 1:20 pm
Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
Kronikë

Erdhën në Shqipëri si kërcimtare, vajzat nga Uganda shfrytëzoheshin për prostitucion

21 Shtator, 2025 11:45 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

20 Shtator, 2025 11:02 pm
Para
Atentati në Durrës, identifikohet viktima e dytë

Atentati në Durrës/ RENEA zbarkon në Shijak, shoqërohen disa të dyshuar

Maqedoni, Ali Ahmeti: Nuk bëjmë kompromise në dëm të shqiptarëve

Dhuna në Shkup/ Ali Ahmeti thirrje për qetësi: Mos e ktheni në problem ndëretnik

“Sot Edi Rama simbol i tradhtisë”

"Sot Edi Rama simbol i tradhtisë"
















TE FUNDIT

Dako rikthehet në qeli për 6 ditë, më 27 shtator i përfundon dënimi

GJKKO kthen pas për plotësim hetimesh çështjen ndaj Vangjush Dakos 
21 Shtator, 2025

Gjatë ditës së sotme policia ka shoqëruar në burgun e Durrësit ish-kryetarin e bashkisë Vangjush Dako,  i shtruar në repartin...

Lexo më shumë

Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk

Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk
21 Shtator, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump është shfaqur në Arizonë për të mbajtur fjalimin e tij në shërbesën në nderim të aktivistit...

Lexo më shumë

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit
21 Shtator, 2025

Në masë sigurie “arrest shtëpie”, por kapet në Elbasan. Është fjala për Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, I cili...

Lexo më shumë

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran
21 Shtator, 2025

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe, kanë bërë të njohur vendimin e tyre për të njohur Palestinën si shtet sovran....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com