TIRANË- 25 familje nga zona e urës së Babrroit dhe kafja e Rremës janë evakuuar mbrëmë dhe strehuar tek shkolla “Misto Mame”.
Me urdhër të prefektit te Tiranës Sadi Vorpsi po kryhen evakuuime në këtë zonë të dëmtuar nga përmbytjet që shkaktoi lumi i Tiranës në zonat periferike të Tiranës ku jetojnë njerëz të varfër, mes tyre edhe komuniteti rom.