Një avion i kompanisë Turkish Airlines, i linjës SHBA-Turqi-Prishtinë ka dalë mbrëmjen e sotme nga pista në Aeroportin e Prishtinës, si pasojë e reshjeve të shiut.
Lajmin e ka bërë të ditur një pasagjere, e cila ka thënë për “KosovaPress” se ata nuk po lejohen të dalin nga avioni.
Sipas saj, në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe policia e për fat nuk ka të lënduar.