Është një emër i ri në fushën e muzikës, por duket se këngëtarja me origjinë shqiptare Ava Max po vihet re dhe pëlqehet në tregun ndërkombëtar.
Këtë vit ajo ishte kandidate për çmim në MTV Video Music Awards dhe ndonëse nuk arriti të fitojë, sërish bëri të flitet për të.
E veshur me lëkurë, zinxhirë, mantel të kuq dhe çizme me taka të larta, Ava është komentuar për veshjen duke u krahasuar me një miksim të Lady Gagës dhe Superwoman.
Ava Max, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi është me origjinë nga Saranda, por e lindur në SHBA.
Deri më tani ajo ka realizuar disa këngë që kanë rezultuar të suksesshme duke përmendur “Sweet but Psycho” që është një nga këngët e saj më të pëlqyera./Opinion.al/