TIRANE- Pas një fushate të gjatë mediatike kundër tregtimit dhe transportimit në kushte të papërshtatshme të gazit në Tiranë dhe rrethe, asgjë nuk ka ndryshuar. Opinion.al denoncon edhe sot përmes këtyre fotove faktin se gazi transportohet pa asnjë masë sigurie në rrugët e Tiranës. Ky triçikel qarkullon me bombola gazi të mbushura jashtë çdo lloj standarti.
Edhe pse ndodhën disa shpërthime nga rrjedhja e gazit në banesa e biznese gjatë muajve janar-shkurt ku humbën jetën dy persona. Edhe pse media denoncoi me fakte se gazi tregtohet në karburante apo pika të palicensuara. Edhe pse media denoncoi transportimin e gazit me këto lloj mjetesh (si në foto) asnjë masë nuk është marrë nga Inspektoriati Shtetëror Teknik që varet nga Ministria e Energjetikës. Sot e kësaj dite mijëra qytetarë në vendin tonë kanë në shtëpi bombula gazi të pakoaliduara. /Opinion.al