Arta Marku, Kryeprokurorja e përkohshme që u zgjodh dje mes tymit e rrëmujës mbërriti sot rreth orës 10:00 në Prokurorinë e Përgjithshme. Aktualisht ajo po zhvillon një takim me prokurorin në largim, Adriatik Llalla.
Nuk dihet ende nëse në përfundim të takimit do të ketë prononcim për mediat.
Marku u shoqërua nga Shkodra në Tiranë me eskortën e Gardës së Republikës.
Ndërsa Llalla lë sot zyrën, pas 5 vitesh në drejtim të akuzës shqiptare.