InstaBIZ

Foto/ Arbana dhe Eduarti në pritje të një fëmije, moderatorja ndan lajmin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:16 - 07/05/20 |
Opi Nion

Të lindur në të njëjtën datë, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj duket se këtë 7 Maj nuk do të festojnë vetëm ditëlindjet , por edhe kënaqësinë e një lajmi të veçantë. Ata do të jenë së shpejti prindër të një fëmije.

Lajmin e ka ndarë vetë moderatorja e cila përmes një publikimi në instastory, teksa uron Eduartin për ditëlindje, njofton se së shpejti ai do të jetë edhe baba.

“Gëzuar ditëlindjen gjysma ime, shoku më i mirë, i vetmi që ka zemrën time (dhe që së shpejti do të bëhet baba) .” Kështu shkruan në publikimin e saj Arbana duke lënë qarte të kuptojë se një fëmijë do të vijë së shpejti në jetën e çiftit. /Opinion.al

Pas