Mesditën e së premtes, Anxhelina Hadërgjonaj bëri një bashkëbisedim me fansat e saj në Instagram, realizuar përmes një videoje live në Insta Story. Vajza bukuroshe e Albërie Hadërgjonajt surprizoi fansat pasi, e pyetur nëse e ka marrë malli për ish të dashurin, Fatmir Hysebelliu, ajo u shpreh: “Po, më ka marrë malli për Fatmirin.”
Deklarata e këngëtares vjen vetëm pak ditë pasi nëna e saj, Albërie Hadërgjonaj, pozoi me ish-in e vajzës së saj për një foto në një event bamirësie të mbajtur në Tiranë. Anxhelina, e cila po ndërton karrierën e saj muzikore në Kaliforni dhe njëkohësisht ndjek studimet për financë, është ndarë nga djali i biznesmenit Irfan Hysenbelliu disa muaj më parë./anabel.al