Në postën elektronike të Opinion.al turistët nga Kosova që pushojnë në Durrës kanë shprehur shqetësimin e tyre për ndotjen e ambientit.
Sipas tyre mbeturinat dhe pusetat e hapura janë ato që mbizotërojnë në qytetin bregdetar. Sipas tyre Bashkia e qytetit nuk e ka venë aspak ujin në zjarr për ta pastruar qytetin, sidomos në këtë periudhë të vitit.