Foto/ Alarm për bombë, shtyhet ndeshja në Mançester

 Një alarm për bombë ka shtyrë ndeshjen e Premier Ligës mes Mançester Junajtid dhe Bornmëthit. Fillimisht, ndeshja e vlefshme për Javën e fundit në Angli u shty për 45 minuta, por më pas zyrtarët vendosën që takimi të mos fillonte.

Shkak për shtyrjen e ndeshjes u bë një pako e dyshimtë në stadiumin ‘Old Traford”. Ndeshjet e tjera të Premier Ligës vijuan në orarin normal (16:00), ndërsa për takimin mes Mançester Junajtid dhe Bornmëthi do të merret një vendim në orët e ardhshme se në cilën datë do të luhet.

Ndeshja e së dielës kishte një rëndësi të veçantë për Junajdit, pasi ekipi luan për zonës e Champions-it dhe pretendon të kapë vendin e katërt që mbahet nga Mançester Siti./Panorama Sport

160937359-3ab6e1ce-9903-4310-89db-1be6f24e23bb

161148775-5f8bff61-5f34-4c19-a276-c8e8a039929d

161215127-512a852c-17a5-429a-8465-47c21d6e94e2

 




Ju sugjerojmë

Para















TE FUNDIT