Pas shembjes së Teatrit Kombëtar, aktorët e Teatrit ”Migjeni” në Shkodër kanë protestuar sot në mënyrë paqësore.
Aktorët ishin të pajisur me mjete mbrojtëse, pankarta në duar dhe në distancë nga njëjri-tjetri, duke respektuar masat kundër përhapjes së pandemisë COVID-19.
Në pankarta shkruhej; ”Poshtë diktatura”, ”Shembët godinën, por jo Teatrin”, ”Teatri është i pavdekshëm” etj.
Kujtojmë që sot në orë 16:30, “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” e mbështetur dhe nga opozita do të protestojnë kundër qeverisë dhe kryebashkiakut, Erion Veliaj./ Opinion.al