Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet kur një mjet i ka prerë rrugën autobuzit të Kombinatit.
Aksidenti ka ndodhur në stacionin e urbanëve të Kombinatit.
Nga të dhënat e para mësohet se një automjet i ka prerë rrugën autobusit të Kombinatit, për të hyrë në parkim.
Për disa momente trafiku është paralizuar por fatmirësisht nuk ka patur pasoja apo lëndime.