Kronikë

FOTO/ Aksident te Komuna e Parisit në Tiranë, përfshihen disa makina


               Publikuar në : 14:49 - 10/08/19 |
Al Do

Një aksident që ka përfshirë disa automjete ka ndodhur pasditen e sotme në “Sulejman Delvina”, në kryeqytet, tek kryqëzimi i Komunës së Parisit.

Aksidenti dyshohet të jetë shkaktuar nga makina e mbledhjes së mbeturinave, e cila më pas ka goditur automjetet e tjera përreth.

Nga të dhënat paraprake mësohet se i lënduar ka mbetur një është punonjës i grumbullit të mbeturinave, ndërsa drejtuesit e makinave të përfshira në aksident nuk kanë dëmtime serioze.

Nga pamjet shihet gjithashtu një automjet tip “Smart” që ka rrëzuar një pemë dhe është futur në hapsirën e një lokali

Ndërkohë policia ka bllokuar qarkullimin e mjeteve nga ura e “Vasil Shanto”, deri tek kryqëzimi i “Komunës së Parisit”. /Opinion.al

Pas