Kronikë

Foto/Aksident në Elbasan, plagosen rëndë dy persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:24 - 14/03/21 |
Opi Nion

Një aksident i rëndë është regjistruar në Elbasan. Një makinë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shtyllën, në lagjen Shënkoll në afërsi të urës së Shkumbinit.

Si pasojë e përplasjes dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Sipas news 24 drejtuesi si dhe pasagjeri kanë pësuar dëmtime të shumta nga aksidenti.

Ndërkohë policia ka kryer verifikimet për të sqaruar më tej rrethanat e aksidentit./Opinion.al

Pas