Aktualitet

FOTO/ Aksident në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, plagosen 2 persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:20 - 18/02/21 |
Semiljana Azizi

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e sotme në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Tuneli i Krrabës-Tiranë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Bëhet me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 16:40, teksa në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat dyshohet se po qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara.

Gjatë një tentative parakalimi në vendin e quajtur “Dopaj” automjeti me targë AA856GH është përplasur me makinën tjetër me targë AB 053 BZ.

Të plagosur mbetën drejtuesit e automjeteve, të cilët paraqiten jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhetnë vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit me pasojë plagosjen e drejtuesve të automjeteve./Opinion.al

Pas