Një tjetër aksident është regjistruar pasditen e sotme në vendin tonë. Paraprakisht behet e ditur se aksidenti ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç, në afërsi të fshatit Markatomaj.
Në aksident janë përfshirë 3 automjete nga të dhënat e para raportohet se janë plagosur tre persona.
Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Siç shihet edhe në foto, njëri nga mjetet e përfshirë në aksident është edhe një furgon mallrash, i cili ka përfunduar jashtë rruge.