Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Shkodrës. Një kamion ka përplasur shtetasen Arlinda Karakaçi, e cila po pedalonte me biçikletë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivë të policisë rrugore, ndërkohë që e plagosura është dërguar në spitalin e Shkodrës dhe ka dëmtime të shumta ne trup dhe kokë. Polcia po heton rrethanat e aksidentit, ndërsa është shoqëruar drejtuesi i mjetit.