Një aksident është shënuar mesditën e sotme në Laprakë, afër rrethrrotullimit të Doganës. Makina që shihni në foto, një VW Golf 4 është rrotulluar disa herë edhe është përmbysur. Opinion.al informon se i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit. Paraprakisht thuhet se shkak është bërë shpejtësia e lartë e mjetit. Gjatë aksidentit ka përplasur edhe një Mercedes Benz por pa pasoja në njerëz. Trafiku aktualisht në këtë aks është i bllokuar.
*Fotot më poshtë janë siguruar nga Opinion.al