Pasi u përfshi në formacionin e javës nga “ Kicker” në Gjermani, vjen një tjetër lajm fantastik për Amir Abrashin, i cili është përfshirë edhe në formacionin e javes për 5 ligat kryesore nga “France Football”. Futbollisti i kombëtares Shqiptare e gjen veten përkrah lojtarëve të klasit botëror si: Ronaldo, Bonuçi, Higuain dhe Karrasko.
“ Ishte motori i Freiburgut në fitoren 3-1 në Bremen. Autor i golit të tretë, shqiptari gjeti rrugën e rrjetës pas 12 muajsh thatësirë”, shkruan revista franceze për Abrashin.
“Pitbulli” u cilësua si lojtari më i mirë i Freiburgut në fitoren 3-1 kundër Bremenit në transfertë. Ai shënoi golin që vulosi fitoren edhe dha një asist,kilometra të tëra dhe ishte i pagabueshëm në çdo veprim.