Po të shihni këto dy foto, një bjonde në plazh e një bjonde me kostum, do të mendoni se po, është i njëjti person. Në këtë grackë kanë rënë edhe mediat amerikano-jugore.
Ato kanë publikuar disa fotografi ku shfaqej sipas tyre, presidentja kroate e zhveshur në plazh. Por në fakt, femra në foto ishte një striptiste me prejardhje serbe.
Ky keqkuptim e ka futur presidenten kroate Kolinda Grabar-Kitaroviq në një situatë të sikletshme në opinionin publik.