TIRANE- Deputeti Gent Strazimiri është fotografuar në protestën e sotme tek Liqeni me pistoletë në brez. Kjo foto e postuar në mediat online por deri më tani nuk ka reagim nga z. Strazimiri. Sakaq, Arben Ristani i pyetur për foton e kolegut të tij, ka thënë se janë mashtrime mediatike, pra ai ka mohuar se Strazimiri të ketë shkuar me pistoletë në protestë.