Ndërsa kanë mbetur vetëm pak ditë nga afati final i regjistrimit të partive politike në KQZ, kjo e fundit ka bërë të njohura edhe variantet e fletës së votimit, mbi të cilat po punohet.
Në fakt mënyra e ndërtimit të fletës së votimit ka qenë jo pak e diskutuar në këto zgjedhje, si një element që shoqëroi ndryshimet në kodin zgjedhor dhe ato kushtetuese.
Sikurse KQZ informon, janë 5 variantet si më poshtë që po diskutohen.