Aktualitet

Foto/27-vjeçari i vrarë brenda makinës, policia u njoftua nga një qytetar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:31 - 01/12/20 |
Opi Nion

Një qytetar ka gjetur rastësisht trupin e pajetë të 27-vjeçarit brenda makinës së tij. Kështu është njoftuar policia mbrëmjen e sotme për vrasjen e Benjamin Bezhanit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21;00 të mbrëmjes së sotme, dhe nga njoftimi i policisë mësohet se është duke u punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Një nga fushat në të cilat po hetohet është veprimtaria dhe dënimi që ka patur i riu në shtetin italian.

Por si u njoftua policia?

Në njoftimin për mediat, policia e Vlorës thotë se rreth orës 21:00, në sallën operative ka ardhur një  telefonatë nga një qytetar se në Fushë- Dukat, Orikum një automjet ka ndaluar në rrugë dhe brenda tij ka një person të pa jetë.

Ndërkohë që është publikuar tashmë dhe fotoja e Benjamin Bezhanit, të riut i cili u ekzekutua në automjetin e tij tip ‘Mersedes Benz’./ Opinion.al

 

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.12.2020, rreth orës 21:00, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një  telefonatë nga një qytetar se në Fushë- Dukat, Orikum një automjet ka ndaluar në rrugë dhe brenda tij ka një person të pa jetë.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë konstatuar të pajetë shtetasin B. B., rreth 27 vjeç, dyshohet ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të  Stacionit të Policisë Orikum kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Pas