10 mijë Babagjysha të Vitit të Ri morën pjesë në garën e përvitshme të babagjyshave në Madrid të Spanjës, e ashtuquajtura Santa’s Run, në mbështetje të Fondacionit të Sklerozës.
Kjo garë emocionuese me fëmijë e të rritur të veshur me ngjyrat festive vrapuan për 6 kilometra përgjatë rrugës Castellana, në qendër të qytetit.
Eventi i organizuar nga kompania gjigante e veshjeve, ‘El Corte Ingles’, e cila ka për qëllim mbledhjen e fondeve për sklerozën e shumëfishtë në Spanjë.