Testet bërthamore të Koresë së Veriut po bëjnë që foshnjat të lindin me defekte.
Defektorët nga qarku Kilju, ku ndodhet objekti nëntokësor i testimeve Punggye-ri, tha gjithashtu se 80% e pemëve që mbillen dhe puset nëntokësore thahen.
Dëshmitë tronditëse vijnë nga një grup prej 21 defektorësh, të cilët u intervistuan nga Shoqata Kërkimore e Vizionit të Koresë së Veriut, sipas gazetës koreano-jugore Chosun Ilbo.
Defektorët, të cilët përfshijnë një person që përjetoi dy teste bërthamore në tetor 2006 dhe maj 2009, thanë se vendasit nuk u paralajmëruan paraprakisht./Opinion.al