Aktualitet

Foshnja mbetet e mbyllur në një apartament në Tiranë,momenti kur nxirret nga zjarrfikësit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:48 - 26/09/22 |
Opi Nion

Një foshnjë 6 muajshe ka mbetur e mbyllur brenda apartamentit në një pallat mëngjesin e sotëm në zonën e “Freskut” në Tiranë.

Sipas informacioneve, nënës i është mbyllur dera dhe ka ngelur jashtë, ndërsa fëmija ndodhej brenda ambienteve të apartamentit. Pasi nuk ka mundur ta hapë e vetme, nëna ka lajmëruar forcat zjarrfikëse.

Sikurse duket në videon e mëposhtëme me ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse foshnja është nxjerrë jashtë me shkallë.

Janë të shumta rastet kur forcat zjarrfikëse të Tiranës ndërhyjnë jo vetëm për shpëtimin e jetëve nga zjarret, por dhe nga aksidentet apo raste të tjera emergjente./Opinion.al

 

Pas