Një foshnjë 6 muajshe ka mbetur e mbyllur brenda apartamentit në një pallat mëngjesin e sotëm në zonën e “Freskut” në Tiranë.
Sipas informacioneve, nënës i është mbyllur dera dhe ka ngelur jashtë, ndërsa fëmija ndodhej brenda ambienteve të apartamentit. Pasi nuk ka mundur ta hapë e vetme, nëna ka lajmëruar forcat zjarrfikëse.
Sikurse duket në videon e mëposhtëme me ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse foshnja është nxjerrë jashtë me shkallë.
Janë të shumta rastet kur forcat zjarrfikëse të Tiranës ndërhyjnë jo vetëm për shpëtimin e jetëve nga zjarret, por dhe nga aksidentet apo raste të tjera emergjente./Opinion.al