Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Forumi Ekonomik Global: Shqetësimet e biznesit për korrupsionin rriten ndjeshëm në 2016-n

2016/09/28 at 8:11 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Forumi Ekonomik Global: Shqetësimet e biznesit për korrupsionin rriten ndjeshëm në 2016-n

Shqetësimi kryesor i 23.6% të sipërmarrësve shqiptarë të anketuar në raportin e fundit të Forumit Ekonomik Global është korrupsioni, duke shënuar një rritje me 10 pikë përqindje në raport me një vit më parë, ku korrupsioni ishte problemi i tretë për bizneset (13.8%), pas taksave të larta dhe aksesit në financë…


Shqipëria është përmirësuar me 13 vende, duke zbritur në pozicionin e 80, në raportin e fundit të konkurrueshmërisë globale, publikuar sot nga Forumi Ekonomik Global, që përfshin 138 vende.

Sipas burimeve zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë, nga analiza e bërë sipas shtyllave kryesore, vërehet se ka pasur një rritje pothuajse në të gjithë indikatorët, sidomos në atë “Arsimi dhe shëndeti” (që renditet në vendin e 33-të duke u rritur me 19 pozicione nga një vit më parë). Rritje u shënuan edhe në indikatorët e tjerë si  Mjedisi Makroekonomik, Arsimi i Lartë dhe Trajnimet, Zhvillimi i Tregjeve Financiare, Gatishmëria për Teknologjinë, Inovacioni dhe Sofistikimi i Biznesit, kanë ndikuar në mënyrë të konsiderueshme në rritjen e pozicionit të Shqipërisë përsa i përket konkurrueshmërisë. Në këtë raport Shqipëria mban pozita të favorshme, duke lënë pas Greqinë, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën, në renditjen globale, sa i përket konkurrueshmërisë. Raporti evidenton se  Shqipëria grumbullon 4.06 pikë nga 3.93 pikë që grumbullonte një vit më parë, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Ekonomisë.

Grafiku, Korrupsioni dhe taksat, shqetësimi kryesor

Krahas renditjes, në raport është publikuar një grafik për faktorët më problematikë për të bërë biznes. Nga një listë faktorësh, të anketuarve në Vëzhgimin e Opinionit të Drejtuesve, të matur nga Forumi Ekonomik Global iu kërkua të përzgjidhnin pesë faktorët më problematikë për të bërë biznes, duke i renditur midis 1 (më problematiku) dhe 5.

Shqetësimi kryesor i sipërmarrësve shqiptarë në raportin e 2016-2016 është korrupsioni, i cilësuar i tillë nga 23.6% e të anketuarve. Në raport me të njëjtin anketim të vitit të kaluar, korrupsioni ka kaluar në shqetësimin kryesor të bizneseve. Në raportin  e 2015-2016, korrupsioni renditej në shqetësimin e tretë të sipërmarrësve, me 13.8% të të anketuarve, pra ka një rritje prej gati 10 pikë përqindje brenda një viti.

Shqetësimi i dytë janë normat e taksave me 21.3% të të anketuarve. Edhe vitin e kaluar 21.7% e të anketuarve kishin problemin kryesor taksat e larta, por tashmë ai renditet e dyti, teksa në vend të parë ka kaluar korrupsioni.

Shqetësimi i tretë është forca punëtore e pakualifikuar, për 11.3% të të anketuarve, me një rritje të ndjeshme nga raporti i vitit të kaluar, ku vetëm 3.3% e të anketuarve u ankuan për forcën punëtore.

Aksesi në financim (që vitin e kaluar ishte shqetësimi i dytë më i madh i bizneseve me 18.9% të totalit, por tashmë ka zbritur në vend të katërt  me 10.1%), destabilieti politik, ineficenca e administratës, infrastruktura e dobët, etj, janë problemet e tjera me të cilat haset biznesi.

Grafiku: Shqetësimet kryesore të biznesit, 2016-2017

forumi-1024x386

MONITOR

Etiketa: biznesiekonomiforumi globalkorrupsioni


Ju sugjerojmë

Balla-opozitës: A e sillni dot Berishën për kryeministër?
Politikë

Balla-opozitës: A e sillni dot Berishën për kryeministër?

25 Qershor, 2026 12:01 pm
Konferenca e Kryetarëve rrëzon kërkesën e PD për mocionin me debat për protestën
Politikë

Konferenca e Kryetarëve rrëzon kërkesën e PD për mocionin me debat për protestën

25 Qershor, 2026 11:57 am
Mori pjesë në protestën në Tiranë, Rama i nxjerr foton me ish-presidentin iranian
Aktualitet

Mori pjesë në protestën në Tiranë, Rama i nxjerr foton me ish-presidentin iranian

25 Qershor, 2026 11:37 am
Helmohen sërish 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë
Aktualitet

Helmohen 60 kursantë të Akademisë së Sigurisë, nis hetimi

25 Qershor, 2026 11:14 am
Kuvend, PD kërkon mocion me debat, PS: Nuk ju njohim si përfaqësues të protestës
Kryesore

Kuvend, PD kërkon mocion me debat, PS: Nuk ju njohim si përfaqësues të protestës

25 Qershor, 2026 11:05 am
SHBA dërgon ekipe kërkim-shpëtimi dhe ndihma urgjente pas tërmeteve në Venezuelë
Bota

SHBA dërgon ekipe kërkim-shpëtimi dhe ndihma urgjente pas tërmeteve në Venezuelë

25 Qershor, 2026 10:37 am
Rama shkon në Poloni, merr pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës
Kryesore

Rama shkon në Poloni, merr pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës

25 Qershor, 2026 10:17 am
Samiti i NATO-s në Suedi, Rubio: Trump është i zhgënjyer me aleatët
Bota

Rubio: Bisedimet SHBA-Iran pritet të vazhdojnë javën e ardhshme

25 Qershor, 2026 9:54 am
Rama u përgjigjet protestuesve: S’ka forcë që më ndal mua dhe PS-në
Kryesore

Rama u përgjigjet protestuesve: S’ka forcë që më ndal mua dhe PS-në

25 Qershor, 2026 9:51 am
I gjithë stadiumi në këmbë, momenti kur Neymar rikthehet në fushë me Brazilin
Sport

I gjithë stadiumi në këmbë, momenti kur Neymar rikthehet në fushë me Brazilin

25 Qershor, 2026 9:25 am
Para
Foto/ Pasi tentoi të rrëmbente Gigi Hadid tani i puth të pasmet e Kim Kardashian

Foto/ Pasi tentoi të rrëmbente Gigi Hadid tani i puth të pasmet e Kim Kardashian

Video-Stop/ 18 mijë euro vlen për të korruptuar prokurorin Ardian Braho

Video-Stop/ 18 mijë euro vlen për të korruptuar prokurorin Ardian Braho

Video-“Stop”/ Si u kap oficeri duke marrë 18 mijë euro në emër të prokurorit Ardian Braho

U kap me 'presh në dorë'/ Ky është prokurori i denoncuar se mori 18 mijë euro ryshfet
















TE FUNDIT

Balla-opozitës: A e sillni dot Berishën për kryeministër?

Balla-opozitës: A e sillni dot Berishën për kryeministër?
25 Qershor, 2026

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla i bëri thirrje opozitës që të kërkojnë mocion mosbesimi, pas mbledhjes së Konferencës...

Lexo më shumë

Konferenca e Kryetarëve rrëzon kërkesën e PD për mocionin me debat për protestën

Konferenca e Kryetarëve rrëzon kërkesën e PD për mocionin me debat për protestën
25 Qershor, 2026

Kërkesa e PD për mocionin me debat për kërkesat e protestuesve dhe raportin e Parlamentit Europian është rrëzuar në Konferencën...

Lexo më shumë

Mori pjesë në protestën në Tiranë, Rama i nxjerr foton me ish-presidentin iranian

Mori pjesë në protestën në Tiranë, Rama i nxjerr foton me ish-presidentin iranian
25 Qershor, 2026

Në vazhdë të reagimeve për protestën në Tiranë dhe qëndrimeve të tij se janë kurdisur nga influenca të huaja, përfshirë...

Lexo më shumë

Helmohen 60 kursantë të Akademisë së Sigurisë, nis hetimi

Helmohen sërish 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë
25 Qershor, 2026

60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në Sauk janë helmuar dhe dyshohet që shkak të jetë sërish ushqimi katering i SORI-AL. Mësohet se rreth...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}