Kryeministri Edi Rama ndodhet në Davos ku edhe po mbahet Forumi Ekonomik Botëror.
Gjatë fjalës së tij Rama u ndal tek sektori i turizmit, duke thënë se vitin e kaluar pati një rritje me rreth 12 milion turistë të huaj.
Duke krahasuar rritjen e turizmit në Arabinë Saudite me turizmin në Europë, Rama tha se Bashkimi Europian duhet të heqë burokracitë.
“Arabia Saudite dhe vendet e Gjirit janë një vend i jashtëzakonshëm prej të cilëve mund të mësosh dhe ndërkohë që mëson ti zbulon që përtej miteve, stereotipeve ata po investojnë në dije dhe në arsimim me nivelin më të lartë. Po angazhojmë arkitektë të jashtëzakonshëm nga mbarë bora që janë të kënaqur të punojnë me të dhe po u japim jetë projekteve arkitekturore që nuk i gjen në rajonin tonë. Problemi i Europës sot është që të fillojë të shkurtojë burokracinë dhe ta bëjë kontinentin më të lirë dhe më fleksibël”, u shpreh Rama.