Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Forumi Ekonomik Botëror: Pabarazia dhe varfëria në Shqipëri janë rritur në 5 vitet e fundit

2018/01/22 at 5:29 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Forumi Ekonomik Botëror: Pabarazia dhe varfëria në Shqipëri janë rritur në 5 vitet e fundit

Pabarazia dhe varfëria janë rritur në Shqipëri gjatë vitit 2017 sipas raportit të Forumit Ekonomik Botëror “Rritja gjithëpërfshirëse dhe raporti i zhvillimit” për 2018. Pabarazia neto e të ardhurave i cilësuar ndryshe si treguesi GINI ka pësuar rritje me 7.7 për qind, në pesë vitet e fundit sipas raportit.

Koeficienti Gini në Shqipëri ka arritur në 38.4. Ky indeks tregon masën në të cilën shpërndarja neto e të ardhurave (pas taksave dhe pas transfertave) midis individëve dhe familjarëve në një ekonomi devijon nga një shpërndarje e barabartë e përkryer. Një indeks Gini prej 0 nënkupton një barazi të përkryer dhe një indeks prej 100 implikon një pabarazi të përkryer. Kjo do të thotë që rritja me 7.7% e këtij treguesi në Shqipëri përgjatë pesë viteve të fundit është indikator i rritjes së pabarazisë në vend.

Forumi raporton gjithashtu se varfëria ka ardhur në rritje. Sipas raportit, shqiptarët që jetojnë në varfëri u rriten me 0.7 për qind dhe norma e varfërisë ka arritur në 6.8%.  Për vendet në zhvillim, ky tregues llogaritet si përqindja e popullsisë që jeton më pak se 3.1 dollarë në ditë. Në rënie është edhe treguesi i të ardhurave mesatare ditore për frymë me 0.1%. Në përmirësim është vetëm treguesi i pabarazisë së pasurisë, që është zvogëluar me 1.8%.

Thellimi i pabarazisë në vend është konfirmuar më herët edhe nga statistikat kombëtare. Sipas  të dhënave nga Anketa e Buxhetit të Familjes për vitin 2016, publikuar nga Instituti i Statistikave verifikohet tendenca ku të pasurit janë pasuruar edhe më shumë, kurse të varfrit kanë vijuar në ekstremin tjetër.

Sipas kësaj ankete rreth 90% e familjeve shpenzojnë 78.3% të vlerës së konsumit gjithsej, me një mesatare të shpenzimeve për konsum prej 63.609 Lekë në muaj. Nga ana tjetër 10 % e familjeve shpenzon 21,7 % të konsumit gjithsej, me një shpenzim mesatar prej 158.946 Lekë në muaj.

Kjo do të thotë se shpenzimet mesatare për konsum të 10 % të NJEF me shpenzime më të larta janë 2,5 herë më shumë se ato të 90 % tjetër më të varfër. Konsumi për frymë, i 90 % të familjeve me shpenzimet më të ulëta është mesatarisht 18.119 Lekë në muaj, ndërsa 10 % i familjeve me shpenzimet më të larta, është  mesatarisht 62.562 Lekë në muaj për frymë.

Në raportin e Forumit Botëror në renditjen e vendeve në zhvillim, në treguesin e përgjithshëm Shqipëria është në në vend të 28 nga 74 shtete, duke qenë pas Maqedonisë (25), por duke ia kaluar Serbisë.  Shqipëria ka marrë 4.08 pike, ku 1 është vlerësimi më i dobët dhe 7 më i larti. Më mirë nga vendet në zhvillim është Lituania dhe në fund është Mozambiku.

Shtyllat ku Shqipëria ka rezultatin më të keq janë ndërmjetësimi financiar me 2.89 pikë, si rrjedhojë e ndërmjetësimit të ulët të bizneseve. Shtylla e dytë, ku Shqipëria ka performancë të dobët është transferta fiskale, me të dy nëntreguesit, kodi i taksave dhe mbrojtja sociale. I treti është korrupsioni dhe pagesat, me 3.27 pikë, ku nëntreguesi më negativ është ai i përqendrimit të pagesave./ Monitor

Etiketa: forumi ekonomik boterorpabaraziashqiperivarferia

Ju sugjerojmë

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident në rrugën Fier-Vlorë, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë

1 Shtator, 2025 4:50 pm
Marta Kos: Nëse Edi vazhdon punën e shkëlqyer, Shqipëria anëtarësohet në 2029
Kryesore

Marta Kos: Nëse Edi vazhdon punën e shkëlqyer, Shqipëria anëtarësohet në 2029

1 Shtator, 2025 3:26 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

PD ankimon rezultatin e zgjedhjeve në Kolegjin Zgjedhor

1 Shtator, 2025 3:16 pm
Negociatat me BE, Rama në Slloveni: Kemi bindjen që në fund do “martohemi”
Kryesore

Negociatat me BE, Rama në Slloveni: Kemi bindjen që në fund do “martohemi”

1 Shtator, 2025 3:05 pm
Berisha:Dokumenti sekret i Sorosit parashikonte përjetësimin e narkoshtetit të Ramës
Kryesore

Berisha:Dokumenti sekret i Sorosit parashikonte përjetësimin e narkoshtetit të Ramës

1 Shtator, 2025 2:14 pm
Berisha mesazh ngushëllimi për Anagnostin: Dielli perëndoi për kolosin e regjisë
Aktualitet

Berisha mesazh ngushëllimi për Anagnostin: Dielli perëndoi për kolosin e regjisë

1 Shtator, 2025 12:58 pm
“U intimiduan dëshmitarët”, Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK
Aktualitet

“U intimiduan dëshmitarët”, Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK

1 Shtator, 2025 12:53 pm
Cila do të jetë strategjia e opozitës në paralament? Flet Berisha
Kryesore

Cila do të jetë strategjia e opozitës në paralament? Flet Berisha

1 Shtator, 2025 11:02 am
Profil/ Kush ishte Dhimitër Anagnosti, realizoi 14 filma dhe 10 dokumentarë
Aktualitet

Profil/ Kush ishte Dhimitër Anagnosti, realizoi 14 filma dhe 10 dokumentarë

1 Shtator, 2025 9:40 am
Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Rama: Babai i kinemasë shqiptare, lamtumirë
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Rama: Babai i kinemasë shqiptare, lamtumirë

1 Shtator, 2025 9:02 am
Para
Tepelenë, gjendet një ushtar i rënë grek

Tepelenë, gjendet një ushtar i rënë grek

Zbulohet taksisti shqiptar që përdhunon vajzat në Itali

Zbulohet taksisti shqiptar që përdhunon vajzat në Itali

Foto/ Pasi puthi Oriolën, Faton Shoshi mbështet kokën në gjoksin e një tjetër modele

Foto/ Pasi puthi Oriolën, Faton Shoshi mbështet kokën në gjoksin e një tjetër modele

TE FUNDIT

Aksident në rrugën Fier-Vlorë, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
1 Shtator, 2025

Rreth orës 14:25 minuta, në autostradën Levan–Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja, ka ndodhur një aksident i rëndë. Një automjet...

Lexo më shumë

Marta Kos: Nëse Edi vazhdon punën e shkëlqyer, Shqipëria anëtarësohet në 2029

Marta Kos: Nëse Edi vazhdon punën e shkëlqyer, Shqipëria anëtarësohet në 2029
1 Shtator, 2025

  Këtë të hënë është zhvilluar edicioni i 20 i Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni, ku i pranishëm në...

Lexo më shumë

PD ankimon rezultatin e zgjedhjeve në Kolegjin Zgjedhor

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
1 Shtator, 2025

Partia Demokratike ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendim e Komisionit Rregullator për certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit....

Lexo më shumë

Negociatat me BE, Rama në Slloveni: Kemi bindjen që në fund do “martohemi”

Negociatat me BE, Rama në Slloveni: Kemi bindjen që në fund do “martohemi”
1 Shtator, 2025

Sot kryeministri Edi Rama po merr pjesë në edicionin e 20 të Forumit të Bledit në Slloveni, ku ka folur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com