Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Formularët, kush janë gjyqtarët që kanë ndërruar emrin

2016/05/28 at 8:48 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Formularët, kush janë gjyqtarët që kanë ndërruar emrin

Zbardhen formularët e vetëdeklarimit të gjyqtarëve që ushtrojnë detyrën në gjykatat e Shkallës së Parë dhe Apel në gjykatat e zakonshme në vend, në ato administrative dhe te Krimet e Rënda. Formularët e 363 gjyqtarëve u publikuan dje nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.


Si subjekte që preken nga ligji për dekriminalizimin, gjyqtarët u janë përgjigjur tetë pyetjeve të formularit. Bie në sy fakti që pjesa dërrmuese e tyre, përveç plotësimit të gjeneraliteteve, nuk kanë pasur asgjë tjetër për të shënuar në formular, pasi u janë përgjigjur me “jo” të gjitha pyetjeve.

Kuadrati i pyetjes nëse kanë qenë ndonjëherë të ndaluar apo arrestuar nga organet ligjzbatuese për kryerjen e ndonjë vepre penale, ka marrë përgjigje “Jo” dhe kuadrati shoqëruese është lënë bosh thuajse në të gjithë formularët e vetëdeklarimit të gjyqtarëve. Ndër të vetmit formularë ku ka ndodhur e kundërta është ai i gjyqtarit të Apelit për Krimet e Rënda, Dhimitër Lara.

lara

Formulari i vetëdeklarimit për Dhimitër Larën Gjyqtari Lara ka plotësuar se në vitin 1982 është ndaluar nga hetuesia e qytetit të Durrësit. Si arsye gjyqtari ka shënuar “dyshim për sjellje të padenjë në shoqëri (neni 129 K. Penal, ligji nr.6069, dt. 25.12.1979)”.

Referuar formularit të nënshkruar prej tij, periudha që ka zgjatur ky veprim ka qenë 3 ditë në pranverën e vitit 1982. Në kuadratin e rezultatit është shënuar “liri, pa asnjë pasojë”.

EMIGRACIONI

Në një vëzhgim të kryer nga gazeta në formularët e vetëdeklarimit të gjyqtarëve, dhjetëra prej tyre kanë jetuar në periudha disamujore deri në disa vite jashtë vendit për qëllime studimi, apo trajnimi. Por në këtë listë nuk mungojnë edhe emra të gjyqtarëve që kanë emigruar për arsye ekonomike, apo politike.

Formulari i vetëdeklarimit për Kastriot Gramshin

gramshi

Kështu, gjyqtari Kastriot Gramshi ka deklaruar se ka jetuar dhe punuar në Nju Jork, SHBA, në periudhën shtator 2003­korrik 2014. Gjyqtari i Tiranës, Kreshnik Omari, ka deklaruar se ka qenë emigrant në Itali në periudhat 1991­1996 dhe maj­shtator 1997.

Gjyqtari Arjan Aliaj ka deklaruar se në periudhën gusht­dhjetor 2000 ka qëndruar për arsye studimi në Spanjë, ndërsa janar­korrik 2001 si emigrant në Francë. Gjyqtari i Apelit për Krimet e Rënda, Dhimitër Lara, ka deklaruar se ka qendruar nga 17 janari­ fund tetori 1991 në Greqi për arsye emigrimi politiko­ekonomik. Emigrantë në Greqi kanë deklaruar të kenë qenë dhe gjyqtarët Ken Dhima në vitin 1992 dhe Ilir Çeliku në 1991­92.

Nga ana tjetër, gjyqtari i Apelit Tiranë, Gjin Gjoni, ka deklaruar katër periudha disamujore të jetesës jashtë vendit për arsye studimi gjatë 2000­2002 përkatësisht në Gjermani, Danimarkë dhe dy herë në SHBA. Po për arsye studimi, kanë deklaruar të kenë qëndruar jashtë shtetit edhe gjyqtarët e Tiranës, si Migena Laska, Arjan Aliaj e Asim Vokshi.

NDRYSHIMI I EMRIT

Identitetet e ndryshuara rezulton të jenë shumë të pakta në radhët e gjyqtarëve. Referuar vetëdeklarimeve të tyre, rezulton se gjyqtari Ken Dhima ka pasur gjeneralitete të mëparshme Krenar Gjoka.

320

Formulari i vetëdeklarimit për Ken Dhimën

Një tjetër rast i një emri të ndryshuar është ai i gjyqtarit Ilir Çeliku. Gjyqtari ka vetëdeklaruar se ka përdorur gjeneralitetet Elefterios Çelikas me amësi dhe atësi të ndryshme nga aktualja. Gjyqtari i Krimeve të Rënda, Luan HaLuan Hasneziri, ka deklaruar se ka përdorur më herët mbiemrin Hasani.

celiku

Ndërsa kolegu i tij, Idriz Mulkurti, ka deklaruar se më herët mbiemri i tij shkruhej Mulkurtaj. Fakti më i shpeshtë i konstatimit të ndryshimit të mbiemrit është ai i disa dhjetëra gjyqtarëve femra, të cilat e kanë ndryshuar atë pas martesës. /panorama.al



Ju sugjerojmë

Përmbyllet faza e parë e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional
Aktualitet

Përmbyllet faza e parë e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional

18 Qershor, 2025 12:34 pm
“2 mijë € pajtimi”/ “Gjykim”për 4 persona, si policët favorizuan autorin e plagosjes
Aktualitet

“2 mijë € pajtimi”/ “Gjykim”për 4 persona, si policët favorizuan autorin e plagosjes

18 Qershor, 2025 12:33 pm
Zonat bregdetare/ Kumbaro-bizneseve: Toleranca zero për plehrat! Policia në aksion
Aktualitet

Zonat bregdetare/ Kumbaro-bizneseve: Toleranca zero për plehrat! Policia në aksion

18 Qershor, 2025 12:18 pm
Kaja Kallas vizitë zyrtare në Tiranë më 8 Prill
Bota

Kallas: Rusia s’ka shanse nëse NATO qëndron e bashkuar

18 Qershor, 2025 12:13 pm
“Izrael-Iran”/Papa Leoni XIV bën thirrje për paqe: Lufta është gjithmonë një disfatë
Bota

“Izrael-Iran”/Papa Leoni XIV bën thirrje për paqe: Lufta është gjithmonë një disfatë

18 Qershor, 2025 12:02 pm
“Osmani” prek tokën shqiptare, por jo për xhirime…
Aktualitet

“Osmani” prek tokën shqiptare, por jo për xhirime…

18 Qershor, 2025 11:59 am
Bashkia e Tiranës spërkat zonën e Liqenit Artificial për të larguar gjarpërinjtë
Aktualitet

Bashkia e Tiranës spërkat zonën e Liqenit Artificial për të larguar gjarpërinjtë

18 Qershor, 2025 11:52 am
Emri/ Tentoi të kalonte drogë me furgon, arrestohet belgu
Aktualitet

Tentoi të dilte nga Shqipëria, arrestohet 51-vjeçari i shpallur në kërkim

18 Qershor, 2025 11:45 am
Qirinjtë në vendin e shenjtë dyshohet se shkaktuan zjarrin në Krastë të Elbasanit
Aktualitet

Qirinjtë në vendin e shenjtë dyshohet se shkaktuan zjarrin në Krastë të Elbasanit

18 Qershor, 2025 11:40 am
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet i vetëvarur në kasollën e bagëtive 60-vjeçari në Elbasan, dyshohet se…

18 Qershor, 2025 11:30 am
Para
Miliona euro në pako rrobash nga Italia në Shqipëri

Miliona euro në pako rrobash nga Italia në Shqipëri

E fundit/ Krujë, trupi i shkrumbuar ende në autobusin e djegur

Djegia e autobusit, prifti: Krutanin me sëpatë e dërgoi Zoti

Prokuroria në ‘sitën’ e KLSH-së, pritet raporti në gusht

Prokuroria në 'sitën' e KLSH-së, pritet raporti në gusht

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Përmbyllet faza e parë e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional

Përmbyllet faza e parë e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional
18 Qershor, 2025

Ditën e sotme është përmbyllur faza e parë e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve, ku janë trajnuar më...

Lexo më shumë

“2 mijë € pajtimi”/ “Gjykim”për 4 persona, si policët favorizuan autorin e plagosjes

“2 mijë € pajtimi”/ “Gjykim”për 4 persona, si policët favorizuan autorin e plagosjes
18 Qershor, 2025

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dërguar në gjykatë procedimin penal nr. 178/2022, që përfshin...

Lexo më shumë

Zonat bregdetare/ Kumbaro-bizneseve: Toleranca zero për plehrat! Policia në aksion

Zonat bregdetare/ Kumbaro-bizneseve: Toleranca zero për plehrat! Policia në aksion
18 Qershor, 2025

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, inspektoi sot vijën bregdetare në Durrës, teksa u shpreh se do të ketë...

Lexo më shumë

Kallas: Rusia s’ka shanse nëse NATO qëndron e bashkuar

Kaja Kallas vizitë zyrtare në Tiranë më 8 Prill
18 Qershor, 2025

Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha se Rusia “s’ka shanse” kundër NATO-s, por aleanca duhet “të qëndrojë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com