Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Formula që do t’ju bëjë të lumtur në punë dhe në jetën personale në vitin 2018

2017/12/19 at 1:31 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style
Kohë leximi: 4 min
A A
Formula që do t’ju bëjë të lumtur në punë dhe në jetën personale në vitin 2018

Rritja është diçka e mirë dhe ne të gjithë duam të jemi pjesë e një kompanie në rritje. Por ka një anë të errët; një vit kur ju punoni vonë netëve, në fundjavë dhe të qenët gjithnjë online – të gjitha këto mund të jenë një barë e rëndë, duke zvogëluar energjinë dhe duke ndikuar në mirëqenien tuaj.


Studimet tregojnë se njerëzit që kanë më shumë burime personale si shpresa, optimizmi dhe aftësi për t’u ripërtërirë janë më të zotë të gjejnë dhe të ruajnë një balancë më të mirë midis kërkesës dhe burimeve në punë. Zakonisht këta njerëz përdorin të njëjtat burime personale për të gjetur pasionin e gëzimin në punë dhe jashtë saj.
Burimet personale janë si burime energjie të rinovueshme. Mënyra më e mirë për t’i ripërtërirë ato është të përmirësoni mirëqenien tuaj.

Mirëqenie nuk do të thotë thjesht të jesh në formë, të mos sëmuresh apo të ndihesh i lumtur. Do të thotë të jesh “mirë” në shumë aspekte të jetës. Koncepti japonez “ikigai”, i cili përkthehet si një motiv më shumë për t’u çuar në mëngjes përfshin shumë aspekte të mirëqenies, si për shembull çfarë duam, çfarë jemi të zotë të bëjmë, atë çfarë bota ka nevojë dhe atë për të cilën mund të paguhemi. Autori Dan Buettner beson se ikigai është një faktor kyç në jetën jashtëzakonisht të gjatë të Okinawans.

Kur kompania për të cilën punoja ishte shumë e re, pashë që shumë prej drejtuesve me të cilët punonim për të rritur biznesin e tyre po kalonin një periudhë të vështirë nën stres. Kështu ne kemi zhvilluar një mjet vetëvlerësimi që mat pesë dimensione të mirëqenies. Përgjatë 16 viteve ne i kemi ndarë ato me mijëra drejtues nëpër botë, për t’i ndihmuar që të kujdesen për mirëqenien e tyre dhe njerëzve që i rrethojnë.
Hidhuni një sy këtyre pesë aspekteve të mirëqenies dhe reflektoni se çfarë ka rëndësi për ju. Çfarë po bëni që të ndiheni më mirë në jetën tuaj?

Paqja

Ky aspekt i mirëqenies karakterizohet një ndjenjë kuptimi dhe qëllimi në jetë e cila çon drejt qetësisë, ekuilibrit dhe ndjenjës që lidhet me diçka më të madhe se vetja. Për shumë feja është burim i fuqishëm paqe, por të tjerë gjejnë paqe në mënyra të ndryshme, madje edhe nëpërmjet punës që bëjnë.
Ju mund të pyesni veten:
-Puna ime, a më jep mundësinë të bëj bashkë vlerat me veprimet e mia
-Besoj se po kontribuoj në diçka të mirë më të madhe
-Kaloj kohë në aktivitete që më japin një ndjenjë paqeje

Përshtatja

Kjo përfshin qëndrimin tonë, vlerat që përçojmë dhe sjelljen tonë për të ruajtur ekuilibrin dhe produktivitetin në punën tonë, veçanërisht kur përballemi me ndryshime. Kur ne dimë të përshtatemi mirë, kjo tregon se jemi njëkohësisht fleksibël dhe të fokusuar. Ne kemi besim se mund t’i kapërcejmë pengesat dhe ta bëjmë punën tonë siç duhet.
Pyesni veten:
-A përballem shpejt përballë ndryshimeve të papritura
-A këmbëngul kur përballem me një problem
-Marr përgjegjësitë për të zgjeruar njohuritë dhe për të aftësitë e mia.

Kontrolli

Kjo përfshin si aftësinë tonë për të arritur objektivat që i kemi vënë vetes, si ndjenjën tonë se kemi njerëzit të cilët na mbështesin. Ai përfshin përdorimin e interesave personale, qëndrimeve dhe teknikave të vetëmenaxhimit për të na ndihmuar që të marrim kënaqësi nga puna që bëjmë, të përmirësojmë ecurinë tonë dhe të bëjmë ndryshime pozitive në mjedisin e punës.
Ju mund të thoni:
-Nëse e shpenzoni kohën dhe energjinë e duke u fokusuar në probleme të cilat mund t’i kontrolloni dhe jo në gjëra të cilat s’mundet t’i kontrolli.
-Monitoroni ecurinë tuaj dhe shihni për mënyra se si të përmirësoheni.
-A e shpërbleni veten kur arrini objektiva me aktivitete që ju pëlqejnë.

Energjia (fizike)

Kjo ka të bëjë me gjendjen e të ndierit vërtet të shëndetshëm, jo thjesht që të mos keni simptoma të një sëmundje. Të qenët fizikisht mirë dhe energjik ju çon në shumë zgjedhje të stilit të jetës. Zgjedhjet që bëni
ose lidhen me një organizëm të fortë e të shëndetshëm dhe rezistent ndaj sëmundjeve ose me një gjendje jo të mirë fizike, lodhjeje, stresi e sëmundjesh.
Ju mund të thoni:
-ushtrohem të paktën 20 minuta, tre herë në javë
-pi së paku tetë gota me ujë çdo ditë
-ha disa fruta dhe perime në ditë.

Marrëdhëniet

Bëhet fjalë për marrëdhëniet që krijojmë me të tjerët dhe aftësitë, qëndrimet dhe sjelljet falë të cilave ne ruajmë lidhjet me të tjerët dhe veten. Mirëqenia ndërpersonale karakterizohet nga marrëdhënie që japin kënaqësi dhe janë kuptimplota, sigurojnë mbështetje, gëzim dhe sfida.
Ju mund të thoni:
-E kaloj kohën time me miq dhe njerëz të familjes në mënyrë që t’i mbaj të forta këto lidhje
-Unë u kërkoj ndihmë miqve dhe familjarëve kur kam nevojë për mbështetje.
-Kaloj kohë në krijimin e marrëdhënieve të reja.

Merrni kohë këtë sezon festash për të vlerësuar mirëqenien tuaj, ripërtërini energjinë tuaj dhe jini në kërkim të lumturisë në punë dhe në jetë në vitin 2018./Monitor

Etiketa: 2018formulajeta personale


Ju sugjerojmë

“Rrëzohet” Elon Musk,ky është personi që merr titullin e njeriut më të pasur në botë
Life Style

“Rrëzohet” Elon Musk,ky është personi që merr titullin e njeriut më të pasur në botë

10 Shtator, 2025 7:16 pm
OBSH ngre alarmin: Mbi një miliardë njerëz në botë me sëmundje psikike
Life Style

OBSH ngre alarmin: Mbi një miliardë njerëz në botë me sëmundje psikike

8 Shtator, 2025 10:01 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 6 shtator 2025

6 Shtator, 2025 9:15 am
Studimi i NASA/ Udhëtimi në hapësirë ​​mund të përshpejtojë plakjen
Life Style

Studimi i NASA/ Udhëtimi në hapësirë ​​mund të përshpejtojë plakjen

5 Shtator, 2025 12:26 pm
Studentët ndërkombëtar në Shqipëri, 200 të rinj do banojnë në rezidencat studentore
Life Style

Studentët ndërkombëtar në Shqipëri, 200 të rinj do banojnë në rezidencat studentore

1 Shtator, 2025 11:06 am
Chatbot me Inteligjencë Artificiale po krijojnë shumë përmbajtje problematike
Life Style

Chatbot me Inteligjencë Artificiale po krijojnë shumë përmbajtje problematike

31 Gusht, 2025 12:46 pm
Terapia e heshtur që po ndryshon mënyrën si pushojmë në natyrë
Life Style

Terapia e heshtur që po ndryshon mënyrën si pushojmë në natyrë

30 Gusht, 2025 9:17 pm
Testohet me sukses te minjtë, së shpejti një terapi universale antivirale
Life Style

Testohet me sukses te minjtë, së shpejti një terapi universale antivirale

30 Gusht, 2025 4:34 pm
Kapet për herë të parë peshkaqeni portokalli
Life Style

Kapet për herë të parë peshkaqeni portokalli

30 Gusht, 2025 4:25 pm
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 30 gusht 2025

30 Gusht, 2025 8:33 am
Para
Postoi foto duke u puthur, zbulohet i fejuari i Adelina Tahirit

Postoi foto duke u puthur, zbulohet i fejuari i Adelina Tahirit

 Festat e fundvitit në plazh? Zbuloni tendencën e re të shqiptarëve

 Festat e fundvitit në plazh? Zbuloni tendencën e re të shqiptarëve

Mësoni fantazitë seksuale të meshkujve ndaj vajzave të reja

Mësoni fantazitë seksuale të meshkujve ndaj vajzave të reja
















TE FUNDIT

Vidhet makina e bashkëshortes së kryeministrit polak Donald Tusk, policët…

Vidhet makina e bashkëshortes së kryeministrit polak Donald Tusk, policët…
11 Shtator, 2025

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Poloni, ku makina e familjes së kryeministrit Donald Tusk është vjedhur në orët...

Lexo më shumë

Ra në kontakt me rrymën elektrike, Durrës, humb jetën 43-vjeçari

Bie në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, humb jetën 60-vjeçari
11 Shtator, 2025

Një 43-vjeçar ka humbur jetën pasi ra ne kontakt me rrymën elektrike. Ngjarja është regjistruar në afersi të stadiumit “Niko...

Lexo më shumë

Shiu përmbyt sërish disa lagje të Vlorës dhe Durrësit

Shiu përmbyt sërish disa lagje të Vlorës dhe Durrësit
11 Shtator, 2025

Reshjet e dendura të shiut kanë përshirë qytetin e Vlorës në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke shkaktuar...

Lexo më shumë

Kombëtarja fiton terren në renditjen e FIFA-s, ngjitje edhe për Kosovën

Kombëtarja fiton terren në renditjen e FIFA-s, ngjitje edhe për Kosovën
11 Shtator, 2025

Fitorja 1-0 kundër Letonisë në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026, i ka dhënë Kombëtares disa pikë shtesë që e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com