Sebastian Vettel do të jetë ai që do të niset i pari, në garën e Hungarisë, e cila do të zhvillohet të dielën. Gjermani ka realizuar xhiron më të shpejtë, duke regjistruar kohën 1 minut 16 sekonda e 276 të qindtat me çka vendosi rekord të ri të pists Hungaroring.
Menjëherë pas tij do të renditet piloti tjetër i Ferrarit, Kimi Raikkonen, ndërsa dy pilotët e Mercedes, Bottas dhe Hamilton do të nisen përkatësisht në vendin e tretë dhe të katërt. Makinat Ferrari u dukën mjaft të shpejta në këto kualifikime dhe tani Fetel do të ketë mundësin të thellojë sërish diferencën me Hamilton. Gara e Hungarisë, është e 11-ta, e këtij sezoni. Ajo që është e sigurtë se Felipe Masa nuk do të jetë në pistë, pasi ka probleme shëndetësore dhe është transferuar në spital. Në renditjen e përgjithshme të pilotëve Sebastian Fetel dhe Lui Hamilton, kanë vetëm një pikë diferencë mes tyre.