Është formuar qeveria e re italiane me kryeministrin Mario Draghi. Kabineti i ri qeveritar do të betohet ditën e nesërme në orën 12:00.
Draghi pranoi të formojë qeverinë e re pas rënies së qeverisë së kryeministrit Conte, i cili u akuzua për keqmenaxhim të krizës ekonomike në vend.
Mario Draghi është takuar sot me Presidentin Sergio Materella ku i ka çuar edhe emrat e qeverisë së pritet të formojë.
Lista e ministrave
Ministri i Brendshëm : Luciana Lamorgese
Ministri i Ekonomisë : Daniele Franco
Ministri i Jashtëm : Luigi Di Maio
Ministri i Shëndetësisë : Roberto Speranza
Ministri i Drejtësisë : Marta Cartabia
Ministri i Punës : Andrea Orlando
Ministri i Mbrojtjes : Lorenzo Guerini
Ministri i Kulturës : Dario Franceschini
Ministri i Universitetit : Cristina Messa
Ministri i Zhvillimit Ekonomik : Giancarlo Giorgetti
Ministri i Infrastrukturës : Enrico Giovannini
Ministri i Administratës Publike : Renato Brunetta
Ministri i Tranzicionit Dixhital : Vittorio Colao
Ministri i Tranzicionit Mjedisor : Roberto Cingolani
Ministri i Punëve Rajonale : Mara Carfagna
Ministri i Çështjeve Evropiane : Antonio Tajani
Ministri i Marrëdhënieve me Parlamentin : Federico D’Incà
Pjesë e këtij kabineti të ri, si Ministri i Tranzicionit Dixhital është edhe Vittorio Colao, ish CEO i grupit Vodafone.