Presidenti Ilir Meta shprehet se arritja e marrëveshjes për formimin e qeverisë në Maqedoninë e Veriut është një hap pozitiv për forcimin e institucioneve demokratike dhe përparimin e reformave.
Në një status në Facebook, Presidenti Meta shkruan se kjo duhet të shërbejë si mësim për Shqipërinë dhe bën thirrje për zbatimin e Marrëveshjes së 5 qershorit.
“Pas zgjedhjeve demokratike dhe konkurruese, fqinji ynë ecën me siguri të merituar për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.
Duhet të mësojmë prej tyre dhe të kthehemi në shina sa më parë, duke nisur me respektimin e Marrëveshjes së 5 qershorit dhe plotësimin e gjithë kushteve të tjera.”, shkruan Meta.
“Rritja e përfaqësimit të faktorit shqiptar në qeverisje, përfshirë dhe mundësinë e Kryeministrit shqiptar në të ardhmen, është tregues europianizues dhe vitalizues për forcimin e bashkëjetesës.”, shtoi ai. /Opinion.al