Mbeten për t’u përcaktuar detajet e fundit, por Sylvinho duket se ka zgjedhur futbollistët që do të hedh si titullarë ndaj Serbisë.
Duke iu referuar seancave të fundit stërvitore dhe asaj që braziliani e stafi i tij kanë aplikuar në fushë, skema nuk pritet të ndryshojë, me një rreshtim 4-2-3-1 që do të tentojë të godas kundërshtarët që në minutat e para.
Balotazhi për portën fitohet nga Strakosha, me portierin që pavarësisht minutave të munguara është një garanci për kombëtaren tonë.
Me shiritin e kapitenit në krah, Berat Gjimshiti do rreshtohet para tij, së bashku me njërin mes Ismajlit dhe Ajetit. Ndërkaq, në krahë pritet të veprojnë Hysaj dhe Mitaj. Qendra e mesit të fushës do të jetë totalisht nga Serie A, me Asllanin dhe Ramadanin që do “dublojnë” shpesh njëri-tjetrin, teksa në ndihmë pritet të jetë njëri mes Qazim Laçit dhe Nedim Bajramit.
Pikëpyetje të vogla përsa i përket sulmit. Arbër Hoxha pritet të gradohet titullarë së bashku me Asanin, ndërsa në majën e sulmit, Sylvinho do të vendos Armando Brojën. Klan News