Analiza nga një grup udhëheqësish ushtarak amerikan sugjeron se forcat ruse po përgatiten për një sulm ndaj Kievit në ditët në vijim.
Instituti për Studimin e Luftës thotë se forcat ruse po përqendrohen në periferinë lindore, veriperëndimore dhe perëndimore të kryeqytetit.
“Rusët po sjellin furnizime dhe përforcime, si dhe po kryejnë sulme artilerie, ajrore dhe raketore për të dobësuar mbrojtjen dhe për të frikësuar mbrojtësit përpara një sulmi të tillë”, thuhet në deklaratë.
Analiza tregon se operacioni mund të sinjalizojë një moment kyç në pushtimin e Putinit, duke pasur parasysh mungesën e sigurisë nëse ndonjë përpjekje për të marrë kontrollin e qytetit do të ishte apo jo e suksesshme.
“Është shumë herët për të vlerësuar efektivitetin e mundshëm të çdo përpjekjeje ruse për të përfunduar rrethimin e Kievit ose për të pushtuar qytetin në këtë kohë,” thotë ai.