Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një album me foto nga aksioni i Forcave të Armatosura për të përmbajtur dhe shuar zjarret e rëna në Manati të Lezhës dhe Gajtan të Shkodrës.
Por qytetarët që komentojnë e thumbojnë duke thënë: nuk ndalet zjari me lopata.
“Që mbrëmë vijon pa pushim aksioni i Forcave të Armatosura për të përmbajtur dhe shuar zjarret e rëna në Manati të Lezhës dhe Gajtan të Shkodrës…”, shkruan kryeministri bashkangjitur fotove.