Prej rreth një muaji, përkrah forcave të komisariatit të policisë Krujë janë vendosur janë vendosur dhe disa grupet të Policisë Kriminale të Drejtorisë Durrës.
Disa grupe të FNSH-së dhe një autoblindë, të cilët ushtrojnë kontrolle në të gjitha akset e këtij rrethi në kuadër të parandalimit te ngjarjeve kriminale, të ndalimit të personave në kërkim apo individëve të ndryshëm që lëvizin me armë apo sende të kundërligjshme.
Postblloqe dhe kontrolle po zhvillohen edhe në disa fshatra si Nikla, Larushku, Thumana etj. Në fokus janë kryesisht zonat e nxehta që njihen gjerësisht për kontingjentin kriminal që jeton në këto zona.