Revista Forbes ka publikuar listën e njerëzve më të pasur të botës, në të cilën renditen sipërmarrës, investitorë dhe trashëgimtarë.
Në këtë listë renditen 3028 miliarderë nga e gjithë bota, rezultatet e së cilës janë plotësuar nga çmimet e aksioneve dhe kurset e këmbimit që nga 7 marsi 2025.
Mes tyre renditet edhe shqiptari Samir Mane, i cili mban vendin e 2356 në këtë listë.
Sipas Forbes, Samir Mane ka një pasuri me vlerë 1.4 miliardë dollarë.
Kujtojmë se Mane është themeluesi dhe presidenti i BALFIN Group, një konglomerat investimesh me qendër në Tiranë, Shqipëri.
Mane u largua nga regjimi komunist i Shqipërisë në 1991 dhe u transferua në Austri si refugjat.
Ai hapi dyqanin ‘Neptun’, një zinxhir dyqanesh elektronike në Shqipëri në vitin 1998 dhe u kthye në 2005 për të hapur qendrën e parë tregtare në vend.
BALFIN zotëron gjithashtu prona të paluajtshme në SHBA, Kanada dhe Austri si dhe parqe logjistike dhe një universitet privat në Shqipëri./Opinion.al