A keni menduar për udhëtimin tuaj të ardhshëm?
Epo, në mesin e vendeve që duhet vizituar këtë vit, e famshmja “Forbes” ka renditur edhe Shqipërinë.
“Me plazhe fantastike përgjatë bregdetit të saj, duke përfshirë edhe portin e peshkimit të Sarandës, Shqipëria iu jep vizitorëve mundësinë për të shijuar ujërat e Mesdheut me një çmim të zakonshëm.
Akomodimi fillon nga përafërsisht 5 euro për person dhe udhëtimet me barkë në ishujt e afërt janë me çmime të ngjashme.
Ka edhe disa vende interesante historike në të gjithë Shqipërinë hyrja e të cilave është shumë e lirë ose nuk kushtojnë më shumë se rreth 2 deri në 5 euro.
Nga qyteti mesjetar i Gjirokastrës e me rrënojat romake në Butrint, kjo është një anë e ndryshme e Evropës, e cila definitivisht duhet vizituar”, shkruan Forbes.