Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fondi i Sigurisë, shoqëria civile kërkon transparencë nga qeveria e Kosovës

2024/01/12 at 4:12 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Fondi i Sigurisë, shoqëria civile kërkon transparencë nga qeveria e Kosovës

Katër organizata joqeveritare kanë kërkuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe nga Agjencia për Privatësi dhe Informacion që të bëjnë publike informacionet që lidhen me Fondin e Sigurisë.


Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim në mars të vitit 2022 për themelimin e Fondit të Sigurisë, ku qytetarët dhe donatorët e ndryshëm mund të kontribuojnë për forcimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, që është në proces të transformimit në ushtri.

Iniciativa për Progres (INPO), Instituti i Kosovës për Drejtësi, Lëvizja FOL dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS), përmes një reagimi të përbashkët, thanë se në këtë rast ka të bëjë me fonde vullnetare të qytetarëve, të cilat më pas dedikohen vetëm për Ministrinë e Mbrojtjes.

Informacionet për Fondin e Sigurisë janë konfidenciale, në bazë të një vendimi të tashmë ish-drejtorit të Thesarit, Ahmet Ismajli. Në vendimin e tij ishte thënë se këto donacione janë të dedikuara vetëm për Ministrinë e Mbrojtjes dhe “hapja e paautorizuar e këtyre të dhënave, veçanërisht shumës së tërësishme të mbledhur dhe numrin e kontribuuesve, do të mund t’i dëmtonte interesat e sigurisë së Republikës së Kosovës, në rrafshin rajonal dhe më gjerë”.

Por, organizatat joqeveritare thanë se klasifikimi i këtyre të dhënave është bërë me Ligjin tashmë të shfuqizuar për klasifikimin dhe verifikimin e sigurisë.

Katër organizatat e shoqërisë civile, thanë se donacionet në Fondin e Sigurisë bëhen në mënyrë vullnetare dhe prandaj paratë e mbledhura “konsiderohen para publike Neni 2 i Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë”.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës [neni 120.1.] ka përcaktuar se ‘shpenzimet publike dhe mbledhja e të hyrave publike duhet të bazohen në parimet e llogaridhënies, efektshmërisë, efikasitetit dhe transparencës”. Ndërsa, Ligji Nr.06/L-081 për qasje në dokumente publike [neni 17.3.3.1] ka përcaktuar se ‘Qasja në dokumente publike gjithnjë lejohet, nëse: 3.1. dokumenti publik i kërkuar ka të bëjnë me shpenzimet e parasë publike’”, u tha në reagim.

Mosbërja publike e këtyre të dhënave, sipas shoqërisë civile është dëshmi “e fortë e mungesës së transparencës së Qeverisë së udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje”.

“Ne ftojmë Agjencinë për Informim dhe Privatësi që brenda mandatit që ka, ta mbrojë ligjshmërinë dhe të drejtën e qytetarëve për qasje në të dhënat që kanë të bëjnë me Fondin e Sigurisë, duke dëshmuar përmes këtij rasti pavarësinë institucionale dhe politike”, u tha në reagim.

OJQ-të paralajmëruan se do të iniciojnë procedura gjyqësore nëse Agjencia për Informim dhe Privatësi nuk nxjerr një vendim, siç thanë, meritor për këtë rast.

Në korrikun e vitit të kaluar, Ministria e Financave, që menaxhon mjetet e Fondit, kishte deklaruar se mjetet e mbledhura “janë transparente dhe në dispozicion për autoritetet shtetërore që kanë të drejtë të qasjes”, por nuk tregoi se cilat institucione e kanë këtë të drejtë.

Ky hap nga organizatat e shoqërisë civile vjen një ditë pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan se kanë pranuar kërkesën e Kosovës për të blerë sisteme kundërtanke, Javelin, në vlerë prej 75 milionë eurosh. Që blerja e tyre të finalizohet, duhet të marrë mbështetjen e Kongresit amerikan.

Shitja e këtyre armëve, sipas Departamentit amerikan të Shtetit, mbështet “politikën e jashtme dhe objektivat e sigurisë kombëtare të SHBA-së duke përmirësuar sigurinë e Kosovës dhe zhvillimin e aftësive të saj mbrojtëse, të ndërveprueshme me NATO-n, pa ndryshuar ekuilibrin thelbësor ushtarak në rajon ose pa ndikuar në gatishmërinë mbrojtëse të SHBA-së”, tha një zëdhënës i DASH-it për Radion Evropa e Lirë.

Buxheti për këtë vit i Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës është në vlerë prej 153.049.911 eurosh.

Më 2028, kur pritet që FSK-ja të shndërrohet ushtri, ajo parashihet t’i arrijë të gjitha kapacitetet operacionale për, siç është thënë, “ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, si dhe të qytetarëve, pronave dhe interesave të vendit”./REL



Ju sugjerojmë

Vendi ynë si një “Itali e re”, Rama: Na ka bekuar Zoti, por na ka mallkuar historia
Aktualitet

Vendi ynë si një “Itali e re”, Rama: Na ka bekuar Zoti, por na ka mallkuar historia

24 Maj, 2025 9:20 am
Përfitohen mbi 200 mln euro/Të burgosurit e parë nga Danimarka, në prillin e 2027
Rajoni

Përfitohen mbi 200 mln euro/Të burgosurit e parë nga Danimarka, në prillin e 2027

24 Maj, 2025 9:07 am
Shtresa e mesme nën presionin e kostove të larta të jetesës!
Aktualitet

Shtresa e mesme nën presionin e kostove të larta të jetesës!

24 Maj, 2025 8:52 am
Parashikimi i motit, 5 Mars 2024
Aktualitet

Parashikimi i motit, 24 Maj 2025

24 Maj, 2025 8:30 am
Horoskopi, 27 korrik 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 24 maj 2025

24 Maj, 2025 8:18 am
Arrestohen 6 persona, falsifikuan rezultatet në zgjedhjet e 25 prillit
Aktualitet

Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve/PD kërkesë KQZ-së: Na vini urgjentisht në…

23 Maj, 2025 11:00 pm
Operacioni “Ura”/GJKKO publikon vendimin për 14 të arrestuarit,ja për çfarë akuzohen
Aktualitet

Operacioni “Ura”/GJKKO publikon vendimin për 14 të arrestuarit,ja për çfarë akuzohen

23 Maj, 2025 10:47 pm
Erdogan me Sanchez: Qëndrimi i Turqisë dhe Spanjës ndaj Gazës, i pandryshueshëm!
Bota

Erdogan me Sanchez: Qëndrimi i Turqisë dhe Spanjës ndaj Gazës, i pandryshueshëm!

23 Maj, 2025 9:53 pm
“Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar
Aktualitet

“Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar

23 Maj, 2025 9:39 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

Operacioni ndërkombëtar “Ura”, GJKKO lë në burg 11 të arrestuarit

23 Maj, 2025 9:26 pm
Para
Bombardimi i rebelëve Houthi, Erdogan: Perëndimi do ta kthejë Detin e Kuq në një “pellg gjaku”

Bombardimi i rebelëve Houthi, Erdogan: Perëndimi do ta kthejë Detin e Kuq në një "pellg gjaku"

Sveçla: Të gjitha patrullat policore do të pajisen me armë

Sveçla: Të gjitha patrullat policore do të pajisen me armë

Respektimi i rregullave të qarkullimit/ Ndëshkime për këmbësorët, përdoruesve të biçikletave dhe patinave elektrike

Respektimi i rregullave të qarkullimit/ Ndëshkime për këmbësorët, përdoruesve të biçikletave dhe patinave elektrike
















TE FUNDIT

Vendi ynë si një “Itali e re”, Rama: Na ka bekuar Zoti, por na ka mallkuar historia

Vendi ynë si një “Itali e re”, Rama: Na ka bekuar Zoti, por na ka mallkuar historia
24 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë ekskluzive me Richard Attias, organizatorin e mirënjohur të FII (Iniciativa e Investimeve të...

Lexo më shumë

Përfitohen mbi 200 mln euro/Të burgosurit e parë nga Danimarka, në prillin e 2027

Përfitohen mbi 200 mln euro/Të burgosurit e parë nga Danimarka, në prillin e 2027
24 Maj, 2025

Grupi i parë i të burgosurve nga Danimarka pritet të arrijë në Kosovë pas dy vitesh. Drejtori i Përgjithshëm i...

Lexo më shumë

Shtresa e mesme nën presionin e kostove të larta të jetesës!

Shtresa e mesme nën presionin e kostove të larta të jetesës!
24 Maj, 2025

Kostot e jetesës për shtresën e mesme janë rritur vitin e fundit më shumë se të ardhurat, treguan rezultatet e...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 24 Maj 2025

Parashikimi i motit, 5 Mars 2024
24 Maj, 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira e alternime...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com